10 Gusht 2020

Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë të lartë të fituar nga veprat penale

Prishtinë, 1 korrik - Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe dy raste të reja, në të cilat raste ka të sekuestruar dobi pasurore qe konsiderohet pasuri e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale, vlera e të cilave është e një shkalle shumë të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)