28 Mars 2024

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve

Prishtinë, 4 maj - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur së ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

I riu nga Gjilani që ndërroi jetë pasditen e së dielës pasi kishte kërcyer në rrethana ende të panjohura nga kati i katërt i konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai nuk kishte paraqitur asnjë dokument që dëshmonte për ndonjë problem shëndetësor.

Këtë e tha në konferencë për media Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ku citoi edhe raportin nga mjeku në hyrje në Aeroportin e Prishtinës në të cilën i ndjeri ka mohuar të ketë ndonjë sëmundje tjetër.

“Në raportin të cilin e ka kontrolluar ekipi shëndetësor në hyrje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të gjitha pyetjet gjatë të dhënëve nga i ndjeri janë mohuar d.m.th nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjeku i cili e ka kontrolluar të ndjerin”, tha Bardiqi.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK, vetëm disa kategori e personave dërgohen në vetëizolim në shtëpitë e tyre dhe jo në Qendrën e Studentëve e cila po shërben si karantinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)