28 Mars 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër të pandehurit për uzurpim të pronës publike

Pejë, 3 shtator - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”, nga neni 320, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, akuzohet së me parë e gjer me datën 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme ,uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe Ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking, gjer me datën e lartcekur derisa largohet forcërisht nga organet  kompetente.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)