16 Prill 2024

Prokuroria hedh posht kallëzimin penal kundër anëtarëve të KQZ

Prishtinë, 23 shkurt - Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në  bazë të nenit 208 par. 1, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, ka hedhur sot kallëzimin penal të ushtruar nga Lëvizja “FOL”, kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasiqë ka konstatuar se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale, shpërdorimi i detyrës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339. par. 3. lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Lëvizja “FOL” ka ushtruar kallëzim penal me pohim se anëtarët e KQZ-së, gjatë zgjedhjeve të fundit në Republikën e Kosovës, kanë shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, ashtu që pa e shpallur tenderin siç kërkohet me ligj, e kanë angazhuar kompaninë “The Group”, pronar i së cilës është Blerim Gjoci, për zhvillimin e kampanjës zgjedhore në periudhën prej dhjetë ditësh në shumë prej 780.000,00€.

Bazuar në këtë kallëzim penal, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka grumbulluar provat e nevojshme dhe ka siguruar dosjen e tenderit ku ka gjetur se sipas kërkesës së KQZ-së, Agjencia e Prokurimit Publik ka lejuar përdorimin e procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, (Tenderi numër 320-10-101-215, Informimi publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare), duke konstatuar se janë plotësuar kushtet nga neni 34 i Ligjit për Prokurimin Publik dhe duke obliguar autoritetin kontraktues KQZ-në të ftoj në negocim së paku tre operatorë ekonomik që merren me natyrën e ngjashme.

Në dosjen e lëndës së tenderit ekzistojnë ofertat për tri kompani, të cilat kanë konkurruar: kompania “ADD Online”, kompania “MDA” dhe kompania “The Group”.

Duke vlerësuar se kompania “The Group” ka plotësuar të gjitha kushtet administrative dhe teknike, si dhe ka ofruar çmimin më të ultë të negociuar prej 780.000,00 €, Komisioni Vlerësues i KQZ-së ka rekomanduar këtë kompani si fituese e këtij tenderi. Nga dosja e tenderit, po ashtu u vërtetua se periudha e kontratës për zhvillimin e kampanjës zgjedhore  përfshinë periudhën prej 15 nëntor -12 dhjetor 2010.

Në bazë të gjendjes faktike, rezulton se nuk ekziston dyshimi i bazuar, se në rastin konkret është shkelur Ligji nr. 2003/17 për Prokurimin Publik në Kosovë, prandaj as dyshimi për kryerjen e veprës penale, Shpërdorimi i detyrës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339. par. 3. lidhur me par. 1 të Kodit Penal i Kosovës.

Andaj, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka vendosur që ta hudhë këtë kallëzim penal, si të pabazuar konform nenit 208 par. 1, pika 1 të KPPK-së.

Pavarësisht nga vendimi për hudhjen e kallëzimit penal, në këtë rast prokuroria ka dëshmuar se askush nuk është përmbi ligjin dhe se prokuroria është e gatshme të hetoj edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)