19 Mars 2024

Prokuroria e Shtetit pranon raportin e ekspertizës për rastin e Astrit Deharit

Prishtinë, 17 tetor - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se sot nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.

Për hir të informimit të drejtë, Prokurori i Shtetit me të pranuar këtë raport, do ta dërgoj atë për përkthim në gjuhën shqipe, pasi që ky raport është pranuar në një nga gjuhët zyrtare të shtetit të Zvicrës, dhe në momentin që raporti të përkthehet dhe analizohet nga prokurori i rastit, konform dispozitave ligjore do t’i dërgohet avokatit të familjes Dehari, si dhe do të bëhet publik për opinionin.

Deri në përkthimin e tërësishëm të këtij raporti në gjuhën shqipe, Prokurori i Shtetit bënë thirrje që më përmbajtje dhe profesionalizëm të pritet publikimi dhe rezultati i tij.

Prokurori i Shtetit do të iu njoftoj me kohë për datën dhe orën e publikimit të raportit në fjalë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)