27 Prill 2024

Prokuroria e Shtetit ngrit 103 aktakuza kundër 122 personave

Prishtinë, 31 korrik - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetri aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy personave.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona, ka bërë tre kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, për tre persona dhe ka ngritur tridhjetekatër aktakuza, kundër tridhjetenëntë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, sipas fletë arrestit të shtetit të Austrisë, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar dhe ka ngritur gjithsej njëmbëdhjetë aktakuza, kundër trembëdhjetë personave. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste në ndara, ka ndaluar tre persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër njëmbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë, kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet e gjashtë aktakuza, kundër njëzetenëntë personave për vepra të ndryshme penale

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)