19 Mars 2024

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për vrasje në tentativë

Prishtinë, 14 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., B.S., E.L., dhe E.XH., për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve” të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, me datë 20.06.2018, rreth orës 23:55 min., në Prizren, të pandehurit F.S., B.S. dhe E.L., në cilësi të bashkëkryerësve, me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin me të pandehurin E.XH., pajisen me armë zjarri dhe me të arritur te vendi kritik, në momentin kur e vërejnë E.XH., i cili ishte duke zbritur nga automjeti - taxi, shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

Në anën tjetër, i pandehuri E.XH., duke zbritur nga taxi, dëgjon të shtënat, dhe në këtë mënyrë nxjerrë pushkën automatike dhe drejtohet në drejtim të të shtënave, përkatësisht në drejtim të pandehurve F.S.,B.S., dhe E.L., shtënë në drejtim të tyre disa herë, dhe, pasi që edhe të pandehurit e tjerë vazhdojnë të shtënë me armë në drejtimin e tij, atëherë të gjithë largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit F.S., B.S., dhe E.L., (në cilësi të bashkëkryerësve) dhe në anën tjetër i pandehuri E.XH., kanë kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, sipas aktakuzës të pandehurit, secili veç e veç, akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së.

Të pandehurit gjenden në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të konfiskohen armët dhe të njëjtit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)