23 Shkurt 2020

Prokuroria e Prizrenit ka pranuar 3474 kallëzime penale në vitin 2019

Prizren, 21 janar - Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka mbajtur konferencë për media në të cilën u prezantua raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020.

Kryeprokurori Admir Shala theksoi se, Prokuroria Themelore në Prizren, nga vitet paraprake në fillim të vitit 2019 për personat madhor dhe të mitur ka trashëguar gjithsej 987 kallëzime penale me 1642 persona.

Ndërkaq, gjatë periudhës Janar – Dhjetor të vitit 2019, kundër personave madhor dhe të mitur janë pranuar 3474 kallëzime penale me 4720 persona, që do të thotë se gjithsej në punë kanë qenë 4461 kallëzime penale me 6362 persona.

Kështu, gjatë vitit 2019 nga të gjitha departamentet (Departamenti i Krimeve të Rënda, i Përgjithshëm dhe për të Mitur), janë kryer 3591 kallëzime penale me 4961 persona. Kurse, në fund të këtij viti në punë kanë ngelur 870 kallëzime penale me 1401 persona.

Ndërsa, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2019, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 2105 aktakuza kundër 2776 personave, ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 103 aktakuza kundër 161 personave.

I pari i Prokurorisë së Prizrenit, po ashtu theksoi se, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, dhe degëve të kësaj Gjykate (Dega në Suharekë dhe në Dragash), prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë përfaqësuar dhe mbrojtur aktakuzat, duke marrë pjesë në gjithsej 11.021 seanca gjyqësore.

Po ashtu, Kryeprokurori Admir Shala, potencoi se Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë vitit 2019 ka qenë e përkushtuar në zgjidhjen e rasteve, duke aplikuar procedurat alternative siç janë: marrëveshja mbi pranimin e fajësisë dhe ndërmjetësimi, ku përmes zbatimit të procedurave alternative janë kryer 701 raste ndaj 883 personave.

Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë qenë dhe mbeten rastet e dhunës në familje. Sa i përket këtyre rasteve, të trashëguara nga vitet e tjera kanë qenë 25 kallëzime me 69 persona.

Ndërsa, të pranuara në punë kanë qenë 259 kallëzime penale me 290 persona. Gjithsej, në punë gjatë vitit 2019 kanë qenë 248 kallëzime penale me 359 persona.

Gjatë kësaj periudhe raportuese janë kryer 260 kallëzime penale me 297 persona. Dhe, në fund të kësaj periudhe kanë ngelur në punë 24 kallëzime penale me 62 persona.

Ndërsa, sa i përket veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të trashëguara nga vitet paraprake kanë qenë 25 kallëzime penale me 58 persona.

Të pranuara 96 kallëzime penale me 212 persona. Gjithsej në punë kanë qenë 121 kallëzime penale me 270 persona. Prej tyre janë kryer 96 kallëzime penale me 190 persona.

Kështu, për lëndët e korrupsionit në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 35 aktakuza kundër 55 personave, ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave. Ndërsa, në punë në fund të vitit 2019 kanë mbetur 25 kallëzime penale me 80 persona.

Në fund, Kryeprokurori Admir Shala, duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, e ka vlerësuar si të suksesshme punën e institucionit të Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të jetë e përkushtuar në realizimin e objektivave të saj duke trajtuar të gjitha rastet me përkushtim maksimal, me qëllimin e vetëm, parandalimin e kriminalitetit dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)