14 Nëntor 2019

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të votimit

Pejë,7 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.G, dhe B.G, për shkak të veprës penale  “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”, nga neni 213, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, A.G, akuzohet se me datën 6 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e përgjithshme të organizuara me datën e lartcekur, në fshatin Përqevë të Klinës, rreth orës 13:00, në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët”, në vendvotimin 0818C/01R, me letërnjoftim të vëllait të tij, voton në emër të personit tjetër  A.G,  e i cili nuk kishte votuar ditën e zgjedhjeve për shkak se jeton në Itali.

Kurse, i pandehuri B.G, akuzohet se në vendvotimin e lartcekur, në cilësinë e komisionerit (Anëtarit të Këshillit të vendvotimit) ia mundëson të pandehurit A.G, të votojë në emër të personit tjetër.   

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila ju vihet në barrë.

Njëkohësisht, prokurori i çështjes ka propozuar që ndaj të pandehurit B.G, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë diten e dytë të konferencës ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’. (Hotel Sirius, ora 9:30) 

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizon ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza Ramiz Sadiku, ora 10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ndërmarrja “Dekoriti” organizon shënimin e përvjetorit të 30-të, me ç’rast do të lansojë linjën e re të prodhimit me dru masiv për interier. (Dekoriti ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, ora 13:45)

- Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhru me rritjen e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. (Zyret e BSPK–së, ora 14:00)

- Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)