26 Prill 2024

Prokuroria e Gjilanit ngrit aktakuzë për arratisje të personit të privuar nga liria

Gjilan, 27 maj - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit B.S., për shkak të veprës penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.S., më 22 tetor 2018, në Stacionin Policor në Viti, ishte arratisur në mënyrë të kundërligjshme, në atë mënyrë që pasi është sjellë në stacion policor, ka shfrytëzuar momentin dhe përmes një dritare, ka dalë në korridorin e katit të parë, me ç’rast nga një zyrë në katin e parë përmes dritares ka kërcyer në tokë, ku pastaj ka kaluar rrethojën metalike dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Me këto veprime, i pandehuri B.S., ka kryer veprën penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria’’, nga neni 397 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal sipas Ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)