24 Shtator 2020

Prokurori Kelmendi prezantoi përmirësimin e cilësisë së hetimeve

Prishtinë, 17 janar - Në kuadër të “Konferencës Vjetore të Prokurorëve”, prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, prezantoi përmirësimin e cilësisë së hetimeve, hudhjen e kallëzimeve penale, si dhe pushimin e hetimeve.

Ky prezantim përmblodhi mënyrën e regjistrimit të kallëzimeve penale në regjistrat e prokurorive, risitë sipas projekt Kodit të Procedurës penale, afatet për të paraqitur kallëzim penal nga policia dhe afatet për të vendosur sipas kallëzimeve penale nga prokuroria, si dhe mënyrat e trajtimit dhe vendosjes së kallëzimeve penale.

Prokurori Besim Kelmendi, shpalosi risitë sipas projekt Kodit të Procedurës penale, me theks të veçantë, diskutoi lidhur me kallëzimet penale të paraqitura nga policia, konkretisht paragrafi 4 dhe 5 të nenit 82 nga ky Kod.

Derisa, pjesë e këtij prezantimi ishin edhe mënyra, kushtet dhe afati brenda tridhjetë (30) ditësh të hudhjes së kallëzimit penal nga prokurori i shtetit, si dhe paraqitja e ankesës kundër aktvendimit për hudhjen e kallëzimit penal, nga pala e dëmtuar apo parashtruesi i këtij kallëzimi, brenda tetë (8) ditësh në Prokurorinë e Apelit përmes Prokurorisë Themelore.

Po ashtu, Kelmendi ka përmendur arsyet e pushimit të hetimit, si dhe mundësinë e prokurorit të shtetit për të rihapur hetimin për gjashtë (6) muaj, e nëse skadon afati i kësaj periudhe, ai mund të kërkoj zgjatjen e periudhës së hetimit edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020 - Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)