28 Mars 2024

Procesi i transformimit të FSK-së të jetë transparent dhe mbi baza kushtetues

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri  i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën Asistentin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve zotin Robert S. Karem me bashkëpunëtorë.                                                                                                                           

Me këtë rast ministri Berisha e falënderoi SHBA  për  ndihmën e gjithanshme për FSK-në si me angazhim të personelit  po ashtu edhe për bashkëpunimin shumë intensiv dhe të gjithanshëm. Ky bashkëpunim kulmon sidomos me  bashkëpunimin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ministri Berisha foli edhe për standardin e lartë që ka FSK, përgatitjen profesionale si dhe angazhimet e shumta për të kryer me përkushtim detyrat në bazë të misionit aktual.

Pas 19 vjet çlirim dhe 10 viteve të shpallje së pavarësisë, si dhe rekomandimeve të dala nga RSSSK, qytetarët dhe institucionet presin përfundimin e procesit të transformimit të FSK-së në FAK.

Ky proces do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese  dhe në koordinim me partnerët strategjik, proces i cili do të jetë shumë transparent. FAK nuk paraqet  rrezik  për askënd sepse  është  forcë e gjithë qytetarëve dhe do të kontribuon në rritjen e stabilitetit  dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Ministri foli për objektivat  e ardhshëm; për ngritjen e pjesëmarrjes së komuniteteve dhe rritjes së përfaqësimit gjinorë; strategjinë e integrimit të komuniteteve  jo shumicë; planin e integritet si ministri, shkallën e integritetit  si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. 

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ana tij theksoi se FSK është forcë profesionale,  me koncept perëndimor dhe e mbështetur në koncepte dhe doktrinën amerikane.  Mbi arritjet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar sidomos me shtet që janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe. 

Ai theksoi përfaqësimin e mirë në përqindje të komuniteteve pakicë; kryerjen me sukses të detyrave që dalin nga misioni aktual. Ndërsa  përgatitjet për transformim janë kryer në të gjitha drejtimet, janë bërë planifikimet e afatizuara  dhe  përgatitjet e duhura.

Mysafiri nga SHBA-të zoti Robert S. Karim shprehi kënaqësinë për pritjen dhe rastin e veçantë që ndodhet në vizitë në 10 vjetorin e  festimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 Ai foli po ashtu për interesimin  e madh që  SHBA-të po i kushtojnë zhvillimeve në fushën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë.

 Me këtë rast ai vlerësoi lartë përkushtimin  që procesi i transformimit të FSK-së të jetë transparent dhe mbi baza kushtetuese  dhe me hapa të koordinuar me SHBA-të dhe partnerët tjerë strategjik.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)