25 Prill 2024

Prezantohet Udhërrëfyesi për Armë të Vogla dhe të Lehta

Prishtinë, 19 prill - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi për prezantimin e  Udhërrëfyesit  për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL)  në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2025. Takimin e hapi Koordinatori Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka.

Me këtë rast zëvendësministri Zeka theksoi se mund të konstatohet se Republika e Kosovës gjatë  10 viteve të fundit ka arritur progres të  çmueshëm  në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe që nga viti 2008 është duke implementuar strategjia dhe plani i veprimit për AVL.

Ai tha se bazuar në deklaratën e përbashkët nga takimi i mbajtur në Podgoricë  për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka bërë prioritet implementimin e këtyre obligimeve.

“Është krijuar një grup i punës për harmonizim të mëtejshëm të bazës ligjore nacionale për armë me BE-në. Kosova është  shembulli i parë në rajon  që në përmbushje të planit të përbashkët të veprimit në mes vendeve të BE dhe Evropës Juglindore 2015-2019, ka  themeluar, Piken Kombëtare për Armë (FFP), cila është vendosur në Policinë e Kosovës dhe janë ndërmarrë një sërë nismash tjera”, theksoi zëvendësministri Zeka.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)