23 Prill 2024

Prezantohet analiza e Sistemit te Drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 25 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë "Dështim apo Neglizhencë" - Zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Në kuadër të projektit ‘Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë’, i cili mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë, GLPS ka krijuar platformën ‘Drejtësi Sot’ përmes të cilës monitorohet puna e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjykatave dhe prokurorive në Kosovë me fokus të veçantë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe profilit të lartë.

Qëllimi i këtij projekti është ndikimi në mënyrë konstruktive në sjelljet insitucionale të KGJK-së, KPK-së, gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të këtyre institucioneve.  

GLPS përmes ‘Drejtësia Sot’, gjatë kësaj tryeze do të prezantoj analizën e parë të serisë së analizave tre-mujore të zhvillimeve në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë, me titull ‘Duke vepruar në errësirë: Një analizë për zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë’ ku ndër të tjera, do të prezantohet puna e monitorimit gjatë periudhës Qershor - Korrik - Gusht - Shtator 2019, trajtimi i proceseve të emërimit nga KGJK dhe trajtimi i rasteve të profilit të lartë nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë, etj.

Të ftuar në panelin diskutues janë Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, kryesuesi i KPK-së, përfaqësues të KGJK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)