19 Mars 2024

Prezantohen statistikat e raportimit të dhunës gjatë pandemisë COVID-19

Prishtinë, 11 korrik - Në kuadër te Koalicionit K10 dhe e mbështetur nga UNFPA, zyra në Kosovë, organizata SIT, organizon aktivitet për dhunën në familje gjatë pandemisë COVID19 tek sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.

SIT vlerëson se Pandemia COVID-19 ka ndikuar tek çdo njeri, tek çdo komunitet dhe thuajse në çdo sferë të jetës.

Mirëpo sipas SIT më së shumti të ndikuar nga kjo krizë janë grupet e margjinalizuara ku diskriminimi dhe pabarazitë vetëm se janë thelluar më shumë.

Dhuna ka ekzistuar edhe para pandemisë, mirëpo kjo krizë ka ndikuar që të dalë në pah më lehtë.

Si në vende tjera të botës, po ashtu edhe në Kosovë, vetë-izolimi, karantina, problemet ekonomike dhe sociale kanë ndikuar që rastet e raportuara të dhunës të rriten edhe më shumë dhe dhuna e paraportuar - potencialisht të pësojë rritje! 

Duke parë ndikimin e pandemisë COVID-19 në rritjen e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, këtë vit për Ditën Botërore të Popullsisë, e mbajtur çdo vit më 11 korrik, SIT do të fokusohet në rastet e raportuara të dhunës në familje nga gratë dhe vajzat në Kosovë.

SIT, sot në Ditën Botërore të Popullsisë, do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19.

Këto statistika do të shfaqen në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kurse do të jepen edhe intervistat për media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)