16 Prill 2024

Porkuroria speciale ngrit aktakuzë ndaj A.A për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 27 janar - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.A. më 23.11.2015,  me vetëdije  të  plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Republikën e Kosovës,  përmes Aeroportit ndërkombëtar  “Adem Jashari”  kanë  udhëtuar për në Stamboll – Turqi.

Më pas të njëjtit kanë  hyrë në shtetin  islamik në Siri, me qëllim  që ti bashkëngjiten  organizatës terroriste  “ISIS”,  e nga e cila organizatë është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj.

Me këto veprime e pandehura A.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)