28 Mars 2024

Policia zbaton fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 15 nëntor - Policia e Kosovës ka njftuar se Drejtoria për Hetimin eTrafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me aktivitetin që është mbajtur më 13 nëntor 2018 në Prizren. 

 

Takime të njëjta janë mbajtur në: Prishtinë, Mitrovicë, Zveçan, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Numri i pjesëmarrësve në tëgjitha këto takime ka qenë mbi 1100 nxënës dhe studentë. Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe komunat.

 

Qëllimi i aktiviteteve ishte që të bëhet informimi mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.

Porosia e takimeve ishte Bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)