26 Prill 2024

Policia vë në pranga tre persona për punime ndërtimore të kundërligjshme

Prishtinë, 11 prill - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot ka bërë arrestimin personit të dyshuar mashkull me inicialet A.P dhe të dyshuarën femër me iniciale A.S, në Komunën e Fushë Kosovës dhe të dyshuarin mashkull me iniciale M.V. pronar i një kompanie.

Të dyshuarit A.P. dhe A.S.  në cilësinë e personave zyrtar duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare kanë lëshuar lejen ndërtimore për investitorin (1), për ndërtimin e objektit shumë banesorë me afarizëm në Rr. ”Nënë Tereza”– Fushë Kosovë si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër (2), duke mos i përfillur procedurat e parapara sipas Ligjit të ndërtimit  dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative.

Në rastin e lejes ndërtimore për kompaninë (1), veprimi i të dyshuarave ka shkaktuar dëm për banorët e dy objekteve ekzistuese duke mos respektuar distancën e ndërtimit.

I dyshuari M.V. në cilësinë e pronarit të kompanisë (1), dhe ndërtuesit të objektit në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë edhe pse ishte pajisur me leje ndërtimi nga të dyshuarit në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimit dhe udhëzimet administrative, i njëjti nuk ju ka përmbajtur as kësaj leje ndërtimi duke bërë tejkalime të lejes gjatë ndërtimit të objektit si dhe nuk ka përfillur urdhëresat e Inspektoratit të Ndërtimit për ndërprerjen e punimeve të kundërligjshme.

Të dyshuarit me iniciale A.P. dhe A.S. me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 422,  ndërsa i dyshuari me iniciale M.V. dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit personat e  dyshuar me aktvendim të prokurorit kompetent dërgohen në ndalim për 48 orë për procedura të mëtejme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)