29 Mars 2024

Policia vazhdon luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, në bashkëveprim me Drejtorinë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, si dhe në mbështetje të NJSO-së dhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjatë natës së 17 dhe 18 janarit 2018, kanë realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar shtetase të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare etj.

Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga R. e Serbisë dhe tetë nga R. e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës.

Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një sprej.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij  objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të gjitha llojet e krimit, për të siguruar një ambient të qetë e të sigurt për qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)