26 Prill 2024

Policia shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Prishtinë, 21 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me  Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes Oliver Ivanoviç.

 Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon  fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut.

 Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion  për personat  e  dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës  përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

 Publikimi i këtyre fotografive  bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)