19 Prill 2024

Policia realizon operacion për kontrollimin e lokaleve në Deçan

Pejë, 14 korrik - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se sot në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.
  
Stacioni policor në Deçan së bashku me inspektorët komunal ka verifikuar disa lokale në komunën e Deçanit, gjatë kontrollimit është hasur në një lokal i cili nuk kishte leje e as mbishkrim, në këtë lokal janë hasur 5 aparate të lojërave të fatit duke funksionuar dhe një numër i konsideruar i formave rrumbullake të plastikës që shërbejnë për lojën e bixhozit.
  
Aparatet për lojërat e fatit janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektoret komunal është mbyllur 1- (një) lokal për arsye se i njëjti nuk posedonte leje përkatëse pune.

Gjithashtu policia ka verifikuar edhe 9- (nëntë), persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal, të njëjtave iu janë sekuestruar dokumentet personale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, të njëjtat procedohen nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të Migracionit.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit, të përkrahur nga Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)