20 Prill 2024

Policia planifikon veprime shtesë në kontrollin e situatës rreth Pandemisë

Pejë, 19 Shtator - Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka njoftuar se që nga Marsi i këtij viti është duke implementuar vendimet e Qeverisë në lidhje me luftimin e Pandemisë COVID 19.

"Tani siç edhe jeni të njoftuar kemi ligjin për luftimin e Pandemisë dhe Policia e Kosovës në kuadër te mandatit qe ja jap ky ligj është duke berë ç’është e mundur  qe shëndeti publikë të ruhet dhe qytetarer ta kalojnë këtë situat sa me lehtë", thekson PK.

Me 14 shtator 2020 ne kishim fillimin e vitit shkollor por me një numër dukshëm te reduktuar te nxënësve sipas planifikimeve Qeveritare,  ndërsa nga data 21 Shtator 2020 ky numër do të rritet, prandaj Policia e Kosovës respektivisht Policia e rajonit të Pejës ka planifikuar veprime shtesë në kontrollin e mjeteve  te transportit publik me qëllim qe situata  rreth Pandemisë te jetë e menaxhueshme dhe nën kontroll, gjithnjë në zbatimin e udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve të Qeverisë.

Vendimi i Qeverisë thotë në menyrë te qartë. “të gjitha subjektet qe ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taxi) te punojnë me  përgjysmim te kapaciteteve te tyre sa i përket numrit të udhëtarve qe bartin për te lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar”.

Poilicia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bën thirrje  të gjithë qytetarve qe shfrytëzojnë transportin publik si dhe kompanive  qe ofrojnë këto shërbime t’ iu përmbahen udhëzimeve te IKSHP-së dhe vendimeve te Qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)