09 Gusht 2022

Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Prishtinë, 21 qershor - Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Sot rreth orës 00:10,  njësia e taskforcës nga drejtoria e lartcekur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit,  në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç’rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore etj.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla,  ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)