29 Mars 2024

Policia me operacion në Prishtinë, Prizren e Ferizaj ndaj qendrave te masazheve

Prishtinë, 21 maj - Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar  planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus COVID-19,  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Me qëllim të vazhdimit të implementimit të urdhrit operativ, marrjes së masave preventive në zbatim të vendimeve të Qeverisë së RKS-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, Policia e Kosovës mbrëmë në tri rajone të Kosovës si Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.
 
Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime  për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Në Prishtinë janë kontrolluar 14 lokacione, prej tyre 6 kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Në Ferizaj objekt kontrolli kanë qenë 3 lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.

Në Prizren objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Vlen të potencohet se në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)