19 Prill 2024

Policia me operacion kontrolli në Abi Qarshia dhe Galeria në Prizren

Prizren, 2 gusht - Policia e Republikës së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka realizuar një aksion mbremë duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë për masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19.

 Njësite policore të stacionit policor Prizren, NJSO, NJRSH, Inspektoret Komunal së bashku me Drejtorin e Inspektoratit dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrën tregtare ,,Abi Qarshia"  si dhe qendrën tregtare ,,Galeria" që gjenden ne Rr. “Ekrem Rexha” në Prizren.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba.

Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës dhe 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.
 
Gjatë zhvillimit të këtij plani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)