18 Prill 2024

Policia kontrollon 17 lokale kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 12 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, mbrëmë ka realizuar një plan operativ, me qëllim të hetimit, zbulimit dhe parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore.

Ky plan është realizuar në kuadër të kampanjës vetëdijesuese me moton “Mos hesht, ndal trafikimin me njerëz”, me qëllim të marrjes së masave pro aktive në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar 17 (shtatëmbëdhjetë) lokale në lokacione të ndryshme. Tri nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës.

Në këto lokale janë hasur duke punuar 133 (njëqind e tridhjetë e tre) punëtorë, prej tyre 86 (tetëdhjetë e gjashtë) femra dhe 47 (katërdhjetë e shtatë) meshkuj. Nënshtetësia e këtyre punëtorëve është: 70 (shtatëdhjetë) kosovarë/e, 61 (gjashtëdhjetë e një) shtetas/e të Shqipërisë, 1 (një) Serbisë dhe 1 (një) Bullgarisë.

Në lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gjëra të ndaluara (sprej, shufër metalike) të cilat janë sekuestruar nga Policia.

Të gjithë shtetasit e huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, janë referuar të trajtohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo dukurie negative, përfshirë luftën e vazhdueshme kundër trafikimit me qenie njerëzore, me këtë rast falënderojmë qytetarët për bashkëpunim dhe i inkurajojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i tillë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)