21 Shtator 2019

Policia konfiskon 31 kilogram substancë narkotike të llojit Marihuanë

Prishtinë, 21 gusht - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik - Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi.

Policia ka konfiskuar katër qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram, Tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gram, dy vetura, një dokument, dy leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave, tre telefona, para të gatshme 75 (shtatëdhjetë e pesë) euro dhe 1800 (Njëmijë e tetëqind) lekë të Shqipërisë.

Po ashtu policia ka arrestuar të dyshuarin A. M 1979 nga Shqipëria dhe A. M 1995 po ashtu nga Shqipëria.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, poashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)