26 Shtator 2022

Policia kërkon nga të gjithë qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve

Pejë, 20 korrik - Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.

Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin  dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër rrugët e qyteteve tÑ‘ Drejtorisë Rajonale tÑ‘ PolicisÑ‘ nÑ‘ PejÑ‘, gjatë kësaj periudhe me aktivitete të shtuara në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjensionet tjera shtetërore,  në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

ApelojmÑ‘ tÑ‘ tÑ‘ gjithÑ‘ qytetarÑ‘t tÑ‘ cilÑ‘t frekuentojnÑ‘ zonat malore tÑ‘ rajonit tÑ‘ PejÑ‘s, e nÑ‘ veçanit BjeshkÑ‘t e Nemuna qÑ‘ maksimalisht tÑ‘ jenÑ‘ tÑ‘ kujdesshÑ‘m dhe tÑ‘ pÑ‘rmbahen çdo aktivitet qÑ‘ mund tÑ‘ shkaktoj zjarre gjatÑ‘ pÑ‘rdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nÑ‘ natyrÑ‘ etj).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)