19 Prill 2024

Policia intervenon gjatë ahengjeve ku përdoren armët e zjarrit

Prizren, 25 korrik - Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka arritur të sekuestrojë dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nga persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur armët gjatë një ahengu familjar, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.         

Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri.

Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur.

Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)