19 Mars 2024

Policia gjen një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA në fshatin Mazgit

Prishtinë, 14 dhjetor 2018 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se dje Drejtoria Kundër Terrorizmit, e cila vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Mazgit, afër magjistrales Prishtinë –Mitrovicë, është gjetur një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA, i mbështjellur në një kantë-bidon, i cili ka qenë i gatshëm për aktivizim.


Pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA.

Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)