03 Prill 2020

Policia gjen një person të karbonizuar në një veturë të djegur në Zahaq të Pejës

Pejë, 27 shkurt - Sot rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.