18 Qershor 2018

Policia e Shqipërisë do të jetë në koordinim me Policinë e Kosovës


Prishtinë, 13 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, për të cilin është shumë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht me Republikën e Shqipërisë, ku dihet edhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve të dy vendeve.

Ministri Sefaj theksoi se bashkëpunimi mes policive të rajonit do të bënte më të sigurtë secilin shtet veç e veç dhe do të ndikonte edhe në ngushtimin e rrethit të grupeve kriminale të cilat veprojnë në rajon.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, theksoi se policia shqiptare do të jetë në dispozicion të koordinimeve të të gjitha veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  në mënyrë që në dy vendet të ketë më shumë siguri për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit duke iu përshtatur edhe koncepteve evropiane të bashkëpunimit mes shteteve që ndajë kufijtë e përbashkëta.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2018  - Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombtare të Universitetit të Prishtinës - UPISC. (Hotel 'Amazona', ora 9:00)

- Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel 'Sirius', ora  9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojn simpoziumin shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajta – Toni” Nr. 486, në Rahovec ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)