19 Mars 2019

Policia e Kosovës sekuestron mbi pesë kilogramë marihuanë

Prishtinë, 9 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestar të Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka marrë leje për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.

Me datë 08.11.2018 në ora 15:10 Sektori i DHTN Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërë kontrollimi i  shtëpisë dhe objekteve  përcjellëse pronë e të dyshuarit.

Gjate kontrollimit nën kulm te shtëpisë është gjetur  dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substance të dyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 5 kg e 260 gram.

Për rastin në fjale i dyshuari: A.G. viti i lindjes 1983,  m/k/sh,  me aktvendim të prokurorit  kujdestar të Krimeve të Renda është  dërguar në ndalim policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Ministria e Integrimit Evropian feston 10 vjetorin e bashkëpunimit Kosovë – JICA”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, kati III, para sallës C301, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Restaurant Ora, ora 17:00)