23 Prill 2024

Policia e Kosovës sekuestron katër armë zjarri në Prizren

Prizren, 31 korrik - Gjatë aktiviteteve në parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë katër (4) armë zjarri nga qytetarët të cilët i posedonin në mënyrë ilegale.

Në këtë aktivitet tri (3) nga armët janë konfiskuar në komunën e Suharekës, në raste të veprave penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku në njërin nga rastet kemi të bëjmë me lëndim nga arma e zjarrit, me ç’rast viktima është trajtuar nga mjekët, por rasti nuk është raportuar tek organet e rendit dhe kanë tentuar ta fshehin. Pas një punë intensive të hetuesve dhe një informacioni të pranuar, Policia ka arritur të zbulojë të dyshimtin për rastin i cili ka ndodhur me datën 18.06.2019 në një fshat të komunës së Suharekës.

Në dy raste dyshohet se armët janë përdorur gjatë ahengjeve familjare.

Ndërsa në rastin e katërt Policia në Stacionin Policor Veri në Prizren ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një armë. 

Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjatë aktiviteteve policore të parandalojë dukuritë negative dhe do të jetë e pa kompromis ndaj të dyshimtëve të cilët gjenden në pronësi të armëve ilegale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)