12 Gusht 2020

Policia e Kosovës pranon pesë qen për të zbuluar armë të teknologjisë së re

Prishtinë, 30 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës (PK) në një ceremoni në të cilën ishin të pranishëm Agim Veliu, Ministri i Punëve të Brendshme, Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Sh.T. Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtar. 

Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë (5) qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e çertifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e Polimerit.

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasiqë do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.

Në ngjarje, Z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP nënshkruan dokumentet e dorëzimit dhe për pjesëmarrësit u bë një prezantim i shkurtër i "qenve në veprim" për të treguar aftësitë e shtesave të fundit të Njësisë K9.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)