08 Korrik 2020

Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municion në Gjakovë

Gjakovë, 17 tetor - Policia e Kosovës ka njofutar se pas një pune operativo-hetimore, Njësia e Hetimeve  të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor.

Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhërkontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Plani operativ ‘ARMËT’ është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar  sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta  si: 2 AK 47,  1 revole, 290  fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7 karikatorë të armëve AK-47, 4 copë krehër të fishekëve, 1 pastrues të armëve, 2 shufra metalike, 3 thika ushtarake dhe 1 boks të hekurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)