06 Gusht 2020

Policia e Kosovës kalon në orarin 12-orësh

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu priti në takim Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj dhe drejtorin e Operativës, z. Afrim Ahmetaj.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 si dhe për konsultimet dhe vendimet e fundit që u morën nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, në veçanti për zbatimin dhe funksionalizimin sa më të mirë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës .

Gjithashtu, në këtë takim u vendos që Policia e Kosovës përsëri të kaloj në orarin 12-orësh, për të pasur në kontroll të plotë situatën.

Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptoj dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat.

Në fund të takimit z. Qalaj, e njoftoi ministrin Veliu se do t’i ftojë në takim të gjithë drejtorët rajonal të Policisë së Kosovës për të diskutuar konsultimet dhe vendimet e sotme, si dhe të mirën masat e menjëhershme për parandalimin e kësaj pandemie për hir  të ruajtjes së shëndetit publik.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që të jenë së bashku në ndihmë të njëri-tjetrit, që të zbatohen udhëzimet e masat e qeverisë e të profesionistëve shëndetësorë, në mënyrë që ta fitojmë luftën kundër virusit me sa më pak dëme.

Po sot Drejtori Qalaj, i shoqëruar nga stafi menaxhues, realizoi një takim me të gjithë Drejtorët e Divizioneve dhe të Drejtorive Rajonale Policore, për të diskutuar rreth masave dhe angazhimeve policore ndaj pandemisë.

Referuar situatës dhe zhvillimeve të fundit në vend, rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19 si dhe referuar vendimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, nga menaxhmenti policor u kërkua që të zbatohet dhe implementohet  në tersi Plani i ri Operacional i Policisë së Kosovës.

Plani operacional, parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik, pjesë e planit policor do të jetë edhe kalimi i punës nga orari 08-orësh në orarin 12-orësh, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe policore, të ketë personel të mjaftueshëm për asistencë ndaj institucioneve relevante si dhe të merren masa sipas procedurave dhe vendimeve në fuqi, ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj COVID-19.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë përhapjen e virusit

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)