29 Mars 2024

Policia e Kosovës fillon fushatën njëmujore kundër trafikimit me njerëz

Prishtinë, 18 tetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e  Trafikimit me Njerëz (DHTQNj), sot në shënim të Ditës Evropiane Kundër Trafikimit me Njerëz, ka filluar fushatën njëmujore  kundër trafikimit me njerëz.

DHTQNJ në  partneritet me ICITAP-in dhe IOM-in, ka bërë  shtypjen e kartelave me indikatorë/tregues  të hershëm të identifikimit të viktimave të trafikimit. Pranimi i këtyre kartelave është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, i cili edhe ka mbajtur fjalim në hapjen e kësaj kampanje që është mbajtur në objektin e Qeverisë së RKS-së, ku ka paraqitur trendin e trafikimit, angazhimin e PK-së shifrat statistikore, rezultatet dhe përkushtimin e PK-së në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.  

Kartelat janë fokusuar në trendët/problematikat aktuale në Kosovë: shfrytëzim seksual i viktimave të trafikimit, shfrytëzimi i viktimave  për punë të detyruar dhe shfrytëzim për kërkim lëmoshe, si dhe indikatorët për identifikim të viktimave në pikat kufitare.

Këto kartela do të shpërndahen tek të gjithë zyrtarët policorë e në veçanti në pikat kufitare si material informues/parandalues, përkatësisht do të bëhet shpërndarja edhe në komunitetet ku problemi i  trafikimit/keqpërdorimit të viktimave ka tendencë të jetë më i shfaqur.

Në kuadër të kësaj fushate , në përkrahje të ICITAP-it dhe INL-së është duke u punuar në përmirësimin e kushteve teknike në Dhomat e Intervistimit (dhomave miqësore) të viktimave të trafikimit në pesë rajone të PK-së. Dhomat e intervistimit janë duke u pajisur me kamera të montuara dhe mobile që do të plotësojë një standard për trajtim të viktimave të trafikimit.

Po ashtu në  partneritet me OSBE-në janë hartuar dhe shtypur edhe doracakë njoftues me indikatorë, se si të mbrohemi nga trafikimi, ku këta doracakë do t’iu shpërndahen studentëve  dhe grupeve tjera gjatë debateve dhe tryezave që do të mbahen gjatë kësaj fushate njëmujore.

DHTQNJ-ja në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe projekti IPA II është duke mbajtur edhe trajnimin për hetimin e trafikimit me njerëz, ku pjesëmarrës janë zyrtarë të policisë kufitare. Po ashtu trajnime për zyrtarët policorë që trajtojnë rastet e tilla po mbahen me ndihmën e KMOP-it.

Të gjitha këto aktivitete bëhen  për të ngritur  vetëdijen e popullatës dhe grupeve të cenueshme në parandalimin dhe rritjen e referimit të rasteve kur dyshohet se dikush po shfrytëzohet për trafikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)