20 Prill 2024

Policia e Kosovës fillon fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”

Prishtinë 23 tetor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizoj ceremoninë e hapjes se  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.

Kjo fushatë është organizuar nga  Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë  e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.

Qëllimi i kësaj fushate e cila është përkrahur nga OSBE- është  parandalimi,  vetëdijesimi dhe  ndërgjegjësimi  për dhunën në Familje.

Fushata  do të realizohet në qiell të hapur në  tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri.

Në Prishtinë fushata do të fillojë sot në Sheshin ”Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen aktivitete të ndryshme nga nxënësit - spote, po ashtu do të shpërndahen broshura dhe aktivitete tjera  nga Policia,  KFORI etj.

Në këtë ngjarje gjithashtu  do të marrin pjesë edhe epror të lart nga Policia e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,   OSBE-ja, KFOR-i , e po ashtu edhe përfaqësues Shoqëria civile etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)