29 Mars 2024

Policia e Kosovës dhe e Hungarisë bashkëpunojnë për luftimin e krimit transkufitar

Budapest, 26 qershor - Drejtori i Përgjithshëm, Rashit Qalaj i shoqëruar nga drejtori i Hetimeve Riza Shillova, drejtori i Divizionit për Personel dhe Administratë Hilmi Pacolli dhe drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar i PK-së Besnik Sallahu, me ftesë të Drejtorit të Policisë së Hungarisë kanë qëndruar në vizitë një ditore.

Gjatë kësaj vizite u diskutuan çështje të interesit të përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Hungareze.

Nga dy drejtorët u vu në pah bashkëpunimi i mirë mes dy policive dhe u diskutuan objektivat e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për të ardhmen.

Në veçanti temë diskutimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve për parandalim dhe luftim të krimit transkufitar, me theks të veçantë kontrabandimin me migrantë, trafikimin me narkotikë, krimin kibernetik, pastaj për hetime financiare, shpëlarje të parave, konfiskim dhe kthim të aseteve, si dhe bashkëpunimi në të ardhmen në projekte bilaterale dhe multilaterale.

Është dakorduar se programi për shkëmbim të zyrtarëve në këto fusha si pjesë e trajnimeve praktike është hap i rëndësishëm për të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua për metodat dhe mjetet për menaxhim më efikas të trafikut rrugor si dhe mundësia e shkëmbimit të përvojave në këtë fushë, shkëmbimi i informacioneve dhe mundësitë në të ardhmen për hapa më praktikë në aspekt të forcimit të kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë përmes ndërlidhësve policorë dhe komunikimit elektronik.

Delegacioni i PK-së vizitoi edhe në qendrën operative dhe komanduese të Policisë hungareze si dhe në Agjencinë për Mbrojtje të Institucioneve Publike. Në këtë rast u diskutua shkëmbimi i përvojave në këto fusha.
Me respekt ZIMP
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)