06 Gusht 2020

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale

Prishtinë, 16 korrik - Policia e Kosovës me datë 15 korrik 2020 ka intervistuar një person të dyshuar lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, “Mashtrimi” nga neni 323 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 i KPRK-së.

Me datë 03.07.2020 në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast të shitjes së një prone të paluajtshme, pa dijeninë e pronarit, për shumën në vlerë prej 203,000.00€.

Pas pranimit të kësaj informate, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e person/ave të dyshuar, ku dhe si rezultat është bërë identifikimi i personit të parë të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të lartëcekura. 

Lidhur me rastin, është bërë intervistimi i personit  Sh. H., ku i njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtit i është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë.

Poashtu lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet edhe ndaj tre të dyshuarve të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)