01 Tetor 2022

Policia dhe Doganat e Kosovës janë thelbi i sigurisë publike të shtetit

Prishtinë, 12 gusht - Gjatë vizitës në Drejtorinë e Doganave të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës vlerësoi rritjen për gati 14 për qind të të hyrave në këtë vit apo rreth 110 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë. Po ashtu, potencoi faktin se të hyrat e gjithmbarshme për vitin 2021 janë mbi 30 për qind më shumë se sa në vitin 2020 dhe është tejkaluar projeksioni për afër 10 për qind.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin dhe me Drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, në të cilin ishin prezentë edhe zyrtarë doganorë nga pikat doganore në veri të vendit, Kryeministri Kurti u shprehu falënderim e mirënjohje Drejtorit të Doganave, udhëheqjes së Doganës së Kosovës, por edhe secilit prej 582 zyrtarëve gjithsejtë, që punojnë në këtë institucion shumë të rëndësishëm të Republikës. 

Po ashtu, u vlerësua fakti që vlera e konfiskimeve dhe sekuestrimeve sivjet është 5 milionë euro, 3 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar për periudhën e njëjtë. 

Kryeministri theksoi se bazuar në matjet e fundit, edhe besueshmëria te qytetarët e Republikës për Doganat e Kosovës është rritur.

"Një studim i Bankës Botërore ka treguar që edhe koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerën 36 për qind për import dhe 16 për qind për eksport, krahasuar me matjen paraprake e kjo është tejet e rëndësishme për investitorët e huaj e në veçanti për ekonominë e Kosovës, për komunitetin e biznesit, i cili me këtë të dhënë padyshim që inkurajohet për t’i riinvestuar fitimet e kursimeve", potencoi kryeministri.

Me të gjitha këto të dhëna kryesore për doganat e Republikës së Kosovës, ne ndjehemi të sigurt që jemi në një progres, i cili edhe mundësohet edhe mbrohet nga Doganat e Republikës të cilat e mbrojnë shoqërinë tonë dhe janë pjesë themelore e sigurisë publike në vendin tonë, tha Kryeministri Kurti.

Ndërkaq, ministri Murati tha se kjo vizitë sot ishte shprehje e falënderimit dhe mirënjohjes për punën e deritanishme të Doganave dhe e mbështetjes për punën që na pret. Ai tha se ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve është e përkushtuar që të ndihmojë Doganat në rritjen e kapaciteteve, modernizimit të pajisjeve, që ka në dispozicion dhe të rikthimit të funksioneve, që Dogana ka pasur dikur, siç është rasti i terminaleve doganore shtetërore.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30