28 Mars 2024

Policia arreston një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Pejë, 15 tetor - Policia e Kosovës ka njoftuar së në zonën e Deçanit rreth orës 01:15 në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal.

Pas një pune intensive operativo - hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të Gjykatës themelore në Pejë, dega Deçan, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali, nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të fatit ‘ bastore sportive’, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.

Është arrestuar i dyshuari dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, SH.S. (1963), pronar i lokalit, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)