24 Shkurt 2019

Policia arreston një person të dyshuar për përfshirje në fajde

Prishtinë, 14 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, pas grumbullimit të informacioneve të mjaftueshme rreth dyshimit për përfshirje të një personi të dyshuar në veprimtari penale, ka siguruar urdhër kontrollin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të një personi të dyshuar.

Kontrolli policor, në pronën e të dyshuarit, në një fshat të Lipjanit, është zbatuar më 14 nëntor 2018, duke filluar nga ora 06:50.

Policia ka sekuestruar prova materiale relevante që lidhen me rastin, gjërat e sekuestruara janë: dy vetura, njera Audi A6 dhe Audi A4) të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde;

Po ashtu jane sekuestruar njëzet e nëntë mijë e pesëqind euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale, dy telefona celularë, një USB-i dhe një fletore me shënime dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde.

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘fajde’ B. S. viti i lindjes 1964, m/k/sh, është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të lëshuar nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)