23 Prill 2024

Policia arreston një person për veprën vjedhje grabitqare

Prishtinë, 8 prill - Policia e Republikës së Kosovës ka pranuar informacione për kryerje të një grabitje në Prishtinë.

Pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitje, Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje ku ka kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndermarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore.

Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është inicuar procedurë e rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)