24 Prill 2024

Policia arreston një perosn për përfshirje në Fajde

Prishtinë,  10 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, ka pranuar informacionin se një qytetar ka marrë 14000 (katërmbëdhjetë mijë) euro me fajde. I dyshuari në fund të muajit shtator 2019, i kërkon 36000 (tridhjetë e gjashtë mijë) euro viktimës si detyrim për paratë e ofruara më herët.

Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh.

Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950  (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit.

Policia, me aprovim të organeve të drejtësisë,  ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat do të përdoren në procedura të më tejme gjyqësore, po ashtu është gjetur edhe një pistoletë.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)