16 Prill 2024

Policia arreston dy persona për vjedhje te rëndë

Pejë, 20 nëntor - Njësia e hetimeve te Stacionit Policor Kline, ka pranuar një informate se ne rrugën “Mustafë Kruja” pn. në Prishtinë, gjendeshin tre personat e dyshuar të cilët kishin kryer vjedhje të rëndë në rr. ’Leonard Palucaj’ në Klinë, disa vjedhjeve tjera në qytetin e Klinës, me disa fshatra përreth.

Gjësendet e vjedhura i kishin fshehur në shtëpinë ku ata ishin duke jetuar me qira përkohësisht, në adresën e lartcekur.

Më datë 19.11.2019, rreth orës 18:30, njësia e hetimeve të stacionit policor Klinë pas konsultimit me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Pejë, njëkohësisht edhe me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Prishtine dhe me urdhrin verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatëse Themelore në Prishtine, është kryer bastisja e shtëpisë ku jetonin të dyshuarit.

Gjatë bastisjes hetuesit kanë takuar dhe arrestuar te dyshuarit Z.S. i lindur vitin 1981 shtetas sh/Kosovar dhe Xh.M. lindur vitin 1995 shtetas sh/Shqipërisë, ndërsa i dyshuari i tretë nuk kishte qene në shtëpi, por hetuesit policor e kanë të njohur identitetin e tij, është në kërkim për ta arrestuar.

Gjatë bastisjes si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Një motor sharrë e tipit Partner P351XT, made in USA, një makine elektrike për qethje te tipit STAREX, made in Japan, një kaçavidë, pesë shishe te mbushura me alkool (3- cavalier, 1 fisher, 1 jegermaister), një fotoaparat te tipit OLIMPUS, një aparat dore Laser Stanley, një matës i rrymës elektrike Cobra DT-832, tri çanta te ndryshme, tri palë atlete, tri palë këpucë me qafë, një pale patika (atlete) te bardha, dy çanta krahu, dy pale këpuce te ndryshme.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor Kline për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës gjatë intervistës kanë pranuar se të tretë së bashku kanë kryer veprën e vjedhjes rëndë.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)