18 Prill 2024

Policët kosovarë edhe sot vazhduan greven

Prishtinë, 4 shkurt - Njësitet e Specializuara të Policisë së Kosovës edhe sot po shprehin pakënaqësitë lidhur me moszbatimin e “Ligjit për policinë”, si dhe dispozitave ligjore për sistemin e ri të pagave.

Zëdhënësi i këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara, Arbresh Dalipi ka thënë se deri në realizimin e kërkesave policët nuk do të zmbrapsen nga shprehja e pakënaqësitë.

Kërkesat e policëve janë zbatimi i menjëhershëm e në tërësi i Ligjit për Policinë e Kosovës, rritja e pagave 100% nga paga bazë, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ku specifikohet në mënyrë të detajuar marrëdhënia e punës dhe niveli i pagës. 

 

Këto njësi kanë pritur shtesa më të larta nga sistemi i ri i pagave dhe si rezultat i saj janë tubuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)