19 Mars 2024

PK çmonë lartë bashkëpunimin me Odën e Avokatëve të Kosovës

Prishtinë, 24 maj - Sot, në kuadër të agjendës, u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK) Naim Rexha, ka pritur në takim zyrtar Osman Havolli Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Naim Rexha fillimisht falënderoi Havolli për vizitën e tij dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

U. d. Drejtori Rexha tregoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të PK-së, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u çmua lart edhe bashkëpunimi i ndërsjellët ndërinstitucional, duke u veçuar nevoja e një angazhimi edhe më të lartë drejt angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)