09 Gusht 2022

Pika kufitare Vërmicë - Merdarë e hapur në verë, fundjavave dhe festave

Prishtinë, 20 qershor - Nënshkruhet protokolli sipas të cilit në verë, fundjavave dhe ditëve feste lëvizja në kufij do të jetë e lire.

Marrëveshja u bë e ditur sot  në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Po kështu qarkullimi i qytetarëve pa nevoja regjistrimi në kufi do të jetë edhe gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka thënë se ky vendim është marrë për të mos u krijuar radhë në të dyja anët e kufirit.

“Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë, shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët. Në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare për të mos u krijuar asnjë radhë apo vonesë nga qytetarët nga të dy anët”, ka thënë Çuçi.

E pas kësaj date, është paralajmëruar një tjetër marrëveshje që do të krijojë lehtësira tjera të kalimit kufitar.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça deklaroi se do të përcaktohen dhe procedurat lehtësuese të kalimit për çdo fundjavë e çdo ditë feste kombëtare.

Një tjetër marrëveshje midis dy vendeve është që shtetasit që jetojnë në 30 km vijë ajrore, në anët e të dy kufijve të trajtohen si shtetas të të njëjtit shtet, pra kosovarët si shtetas të Shqipërisë dhe ata të Shqipërisë si shtetas të Kosovës.

Një tjetër marrëveshje midis dy vendeve është ajo për shkëmbimin e të dhënave të gjendjes civile të shtetase që janë martuar në vendin tjetër.

“Një shtetas i Kosovës nëse martohet në Shqipëri, për çdo ndryshim të gjendjes civile do të lajmërohet në kohë reale nga MPB-ja e Shqipërisë dhe anasjelltas”, ka thënë Çuçi. min e tij!

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)